Vlahovic te Chelsea e Lukaku te Juventusi, ja pse dështoi marrëveshja

Gjatë merkatos verore, Chelsea me çdo kusht e dëshironte largimin e Romelu Lukakut, ndërsa edhe ky i fundit nuk dëshironte qëndrimin te “Blutë”.

Fillimisht, Interi kërkonte rikthimin e Lukakut deri sa ai filloi të bisedonte edhe me Juventusin, gjë kjo që bëri që “Nerazzurët” të nevrikosen dhe të largohen nga gara për shërbimet e sulmuesit belg.

Por, as Juventusi nuk arriti të sigurojë shërbimet me Lukakun, dhe ky i fundit më pas përfundoi te rivali i “Zonjës së Vjetër” në Serie A, Roma.

Juventusi dhe Chelsea vazhdimisht e diskutonin për të arritur akordin, ku më pas filluan bisedimet edhe për një marrëveshje shkëmbimi mes Lukakut dhe Dusan Vlahovic. Por, as kjo nuk arriti të ndodhë.

Tani, drejtoi sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli i ka thënë “Repubblicas” arsyen e dështimit për shkëmbimin e Vlahovic me Lukakun.

“Ne morëm një propozim nga Chelsea për Dusan në muajin gusht, por oferta e tyre nuk ishte financiarisht e kënaqshme sa duhet. Për të qenë të sinqertë, ne ishim të gatshëm që ta pranonim marrëveshje e shkëmbimit në rast se ishte përfshirë edhe një shumë e konsiderueshme. Chelsea nuk e ka ngritur kurrë ofertën e tij dhe marrëveshja e shkëmbimit Vlahovic-Lukaku dështoi, asgjë nuk ndodhi”, tha Giuntoli.

Chelsea e ka konsideruar këtë gjë vetëm me shkëmbim të lojtarëve dhe një shumë të vogël të parave. Juventusi dëshironte 40 milionë euro dhe Lukakun për Vlahovic.

Back to top button