Vlera e Ethereum pothuajse tri herë më e ulët se në janar

Vlera e përgjithshme e Ethereumit është 53,8 miliardë dollarë

Për të gjithë ata që kanë investuar në valutat digjitale, situata aktuale nuk është edhe aq ideale.

Valutat më të popullarizuara digjitale Bitcoin, Ethereum, Ripple, Electroneum, NEO, por edhe çdo coin tjetër janë në rënie të madhe.

Ethereum kishte rënie të madhe gjatë mëngjesit, në vlerën më të ulët në kohët e fundit, prej 454 dollarësh.

Ajo për një kohë është kthyer në 538 dollarë.

Vlera e Ethereumit në janar ishte mbi 1400 dollarë.

Vlera e përgjithshme në treg e Ethereumit është 53,8 miliardë dollarë.

Back to top button