Vlera e euros më e ulët se e dollarit për herë të parë në 20 vjet

Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në gati 20 vjet. Kjo pasi lufta në Ukrainë e shtyn monedhën euro të pësoi rënie.
Një euro është blerë për 0.998 dollarë në tregjet e huaja të këmbimit më 13 korrik. Vlera e euros ra për 0.4% gjatë ditës së sotme.
Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros, transmeton rtv21.tv.
Banka Qendrore Evropiane ka mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.
Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar.
Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, i cili tashmë po shkon në 8.6% për qershorin.
Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.
Monedha e vetme ka qenë me vlerë më shumë se dollari për pjesën më të madhe të historisë së saj. Ajo ngeli poshtë dollarit në vitet pas daljes në treg të monedhës në 1999, por hera e fundit që u tregtua nën dollar ishte dhjetori 2002 – më pak se një vit pasi euro u prezantuan për herë të parë./21Media

Back to top button