Vlerësohet lart kontributi i Doganës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave

Dogana e Kosovës ka marrë vlerësime pozitive nga Sekretariati i Organizatës Botërore të Doganave në punimet e takimit të 15-të të Komitetit të Ndërtimit të Kapaciteteve të Organizatës Botërore të Doganave (OBD) dhe që përkon me 20 vjetorin e themelimit të këtij komiteti me shumë rëndësi për komunitetin global doganor, i cili u mbajt sot (23 shkurt) në Bruksel.

“Ishte nder dhe privilegj i vecantë që në kuadër të këtij takimi nga Sekretariati i Organizatës Botërore të Doganave, të vlerësohej lartë kontributi që jep Kosova në kuadër të programeve të ndërtimit të kapaciteteve ku Kosova është një nga pjesëmarrësit më aktivë dhe më të suksesshëm në Programet e COPES/CCP dhe vlerësojnë lartë bashkëpunimin me Doganën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës

Bëhet e ditur se në këtë takim Dogana e Kosovës përfaqësohejnga .Zana Batusha, Udhëheqëse e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe z.Bekim Mehmetaj, Atashe Doganor i RKS-së në OBD.

“Kosova është një vlerë e shtuar dhe një shtet anëtar me peshë dhe kontribuese e vazhdueshme në aktivitetet e OBD-së për avancimin e kapaciteteve te komunitetit global doganor.”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OBD-së, Dr.Ian Sanders, nënvizoi se rëndësia e pjesëmarrjes aktive të administratave anëtare, partnerëve, akademisë dhe palëve të tjera të interesuara ka qenë çelësi i përgatitjes së suksesshme për këtë sesion në përputhje me temën e OBD-së, “Doganat që angazhojnë partnerë tradicionalë dhe të rinj me qëllim”. Takimi u ndoq nga mbi 300 përfaqësues të administratave anëtare, partnerë zhvillimi, akademi dhe palë të tjera të interesuara./21Media

Back to top button