Vlora-Xherit: Kur ti e Dita bisedonit për me hap televizion, ne thonim këto dyja s’janë mirë

Vlora Çitaku ka qenë një ndër 13 vajzat që kishte filluar hapat në gazetari në kuadër të “Media Projekti” – baza e RTV21 ku janë trajnuar vajzat e reja në vitin 1995.
E sot pas 28 vjetësh, Çitaku për emisionin “N’maje t’gjuhës me Xherin” zbuloi bisedat me koleget e “Media Projekti” në atë kohë kur Afërdita Saraçini- Kelmendi bashkë me Xheraldina Vulën kishin diskutuar për planin e hapjes së një televizioni e radio. Që për Çitakun e shoqet e saj ishte e pabesueshme, duke marrë parasysh rrethanat në atë kohë.
“Mua më kujtohet kur flistit me Ditën atëherë “kemi me hapë një televizion“, tash po të tregoj jo veç unë po krejt thojshim “këto nuk janë mirë, çfarë televizioni””, tha ajo duke iu drejturar Xherit “na keni mësuar me ëndërru, faleminderit!”
Në tregun medial të Kosovës, Radiotelevizioni 21 u themelua në Prishtinë, në vitin 1998, si medium bashkohor duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë kosovare për informim të drejtë dhe të plotë. Radio 21, si radio e parë shqiptare në internet, filloi transmetimin në maj të vitit 1998. Ndërsa, prej janarit të vitit 1999 transmetonte edhe në audio kanalin satelitor të BBC World Service .Çdo herë me misionin e informimit të drejtë, të shpejtë dhe të paanshëm, shtëpia mediale 21Media vazhdon punën suksesshëm, duke mbetur mediumi lider në tregun kosovar./21Media