Vlorë, fotografoi votën në kërkim 54 vjeçari

Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim policor, shtetasin R.M, 54 vjeç banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendrës se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qendër votimi.

Materialet sipas policisë, do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga nenet 326/a dhe 327 të Kodit Penal.

Back to top button