Vlorë, plagosen dy policë

Mbrëmë rreth orës 19:40, dy policë janë plagosur pas një atentati me armë zjarri në Vlorë.
Sipas raportit të Policisë atje, është identifikuar automjeti nga i cili janë qëlluar policët.
Gjithashtu, janë identifikuar edhe dy të lënduarit.
Mediat atje raportojnë se ndaj tyre është qëlluar me pesë plumba.
Policia është duke e hetuar rastin dhe po punon në kapjen e autorëve, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Në stacionin policor në Vlorë janë shoqëruar dhjetë persona, të cilët dyshohet të kenë informacion rreth ngjarjes.
Ndërkaq, policët e plagosur kanë mohuar të kenë pasur mosmarrëveshje së fundmi./21Media

Back to top button