VMRO bojkoton Xhaferin

VMRO njoftoi se nuk do të merr pjesë  në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit

VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit nëpërmjet një kumtese njofton se nuk do të merr pjesë në koordinimin e paralajmëruar në Kuvend, e cila do të mbahet sot.

“Talat Xhaferi nuk është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në procedurë ligjore dhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk sheh arsye se për çfarë do të bisedohej me deputetin Talat Xhafer”, thonë nga VMRO-DPMNE.

LSD për çdo ditë me politikën e tyre antishtetërore po manipulon popullin e Maqedonisë po tregon se nuk e kanë hallin e popullit por vetëm të vijnë në qeveri me çdo kusht, shkruan tv21.tv.

Krimineli Zoran Zaev duhet ta din shumë mirë se mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka lidhje me formimin e qeverisë thuhet më tej në kumtesë./21Media

Back to top button