RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

VMRO çon në kushtetuese shqipen, BDI: Përpjekje për të fituar vota

VMRO-DPMNE me iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit për gjuhët Prej atje kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë vendim të përkohshëm me çka do të ndalo

nga RTV2121 janar 201921 janar 2019

VMRO-DPMNE me iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit për gjuhët

Prej atje kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të sjellë vendim të përkohshëm me çka do të ndalohet përdorimi i gjuhës deri në sjelljen e vendimit për kushtetutshmërinë e të njëjtit. Sipas tyre gjatë procesit të sjelljes së këtij ligji në mënyrë brutale është shkelur Kushtetuta nga ana e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës parlamentare, por thonë se edhe vetë ligji për gjuhët bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Nga VMRO shtojnë se nuk është në rregull që gjuha maqedonase të jetë e barabartë me çdo gjuhë tjetër të cilën e flasin 20% e banorëve të Maqedonisë.

“Ligji për dygjuhësi është anti-kushtetues i sjellë me procedurë jo legale, me këtë edhe i dëmshëm. Këto janë arsyet kryesore për të cilat VMRO-DPMNE sot dorëzon iniciativë deri tek Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit për dygjuhësi, i cili u soll në mënyrë të dhunshme nga ana e qeverisë me shkelje të kushtetutës, ligjeve dhe procedurave për sjellje dhe votim të ligjeve”, tha Igor Janushev- VMRO-DPMNE.

Ditë më parë Qeveria kumtoi se Gjuha shqipe nuk është dhe nuk mund të jetë e e barabartë me Gjuhën Maqedonase. E ndërkaq Bujar Osmani nga BDI tha se Ligji për Gjuhët është në vijë me Kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Ai u shpreh se mënyra e vetme që VMRO-DPMNE të ndikojë në përdorimin e ligjit të gjuhëve është të bëhen pjesë e  grupeve të punës për të implementur ligjin e gjuhëve, ndërsa tentativat e partisë opozitare i quajti politika ditore dhe tha se nuk do të kenë aspak efekt.

“VMRO-DPMNE po tenton që të shfrytëzojë emocionet e qytetarëve duke e paragjykuar implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve për të fituar poenë politike. Kjo çështje është e rregulluar me kushtetutën e 2001-shës, me kushtetutën që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Ajo që mund të ofroj VMRO-DPMNE-së është që të bëhet pjesë e  grupeve të punës për të implementuar ligjin e gjuhëve pasi që mund edhe të ketë detyrime edhe në partinë e tyre të përdoret gjuha shqipe”, u shpreh Bujar Osmani – BDI.

Por nga ana tjetër pushteti po bëhet gati për implementimin e ligjit për gjuhët, ku ditëve në vijim pritet edhe formimi i  Agjencisë për zbatimin e gjuhëve. Autoritetet nuk japin detaje rreth formimit të kësaj agjencie./21Media

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

3 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë