VMRO me kushte specifike për sekretarin gjeneral të kuvendit

Të njëjtat kushte opozita i kërkoi edhe për zëvendësit e sekretarit

Sekretari gjeneral i Kuvendit duhet që së paku pesë vjet të mos ishte aktivizuar politikisht, të njohë gjuhën angleze dhe të ketë certifikatë “toefel”, të ketë mesataren së paku 8.5 në fakultet, por edhe të kryejë test psikologjik, shkruan tv21.tv

Këto kërkesa të veçanta sot i kërkoi koordinatori i grupit të shtatë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevananxhija. Të njëjtat kushte opozita i kërkoi edhe për zëvendësit e sekretarit.

Ndryshe, për sekretar gjeneral të Kuvendit është propozuar Cvetanka Ivanova, juriste dhe ish-deputete e LSDM-së. Ky propozim sot duhet të votohet nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime në seancën e cila tanimë duhet të ketë filluar./21Media

Back to top button