Vodhën 20 mijë euro, Prokuroria ndalon tre të dyshuar

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje të rëndë.
“Gjatë ditës se djeshme janë ndaluar tre persona (H.A., E.H., dhe M.A.,) të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, thuhet në njoftim.
Siç bëhet e ditur në komunikatë, tre të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej 20.000 mijë euro.
Të njëjtit janë arrestuar mbrëmë, rreth orës 18:00.
Pas kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në shtëpinë e njërit prej të tyre janë gjetur parat e vjedhura.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë do paraqet kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të dyshuarve në gjykatën kompetente./21Media

Back to top button