Vodhën dukat rreth 10 mijë euro dhe mbi 9 mijë euro kesh në Malishevë

Një burrë nga Malisheva në polici ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga një dritare dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari në vlerë 10.000 euro dhe 9,200 euro kesh.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur të mërkurën, shkruan rtv21.tv.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, por nuk raportohet për të arrestuar.

Policia e ka cilësuar rastin “Vjedhje e rëndë”./21Media

Back to top button