Vodhën dy trotineta elektrikë, arrestohen dy personat e dyshuar për 7 vepra penale

Janë arrestuar dje dy tё mitur, të dyshuar për vjedhjen e dy trotinetëve elektrikë nё rrugёn “Dervish Rozhaja” në Pejё. Dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjenden nё arrati.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 10.08.2022, rreth orës 21:20, nga viktima ёshtё informuar se nё rrugёn “Dervish Rozhaja” ne Pejё, gjatё natёs sё datёs 09.08.2022, persona tё dyshuar i kanё vjedhur dy trotinet elektrik nё vlerё prej 900 euro. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 13.08.2022, janё identifikuar dhe arrestuar dy persona tё dyshuar (tё mitur), por dyshohet se vjedhjen e kanё kryer se bashku me dy persona tё tjerё tё moshёs madhore tё cilёt gjinden nё arrati”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se tritonetët e sekuestruar nga tё dyshuarit, me kohë do t’i kthehen pronarit legjitim.
“Kёta persona dyshohet se kanё kryer edhe shtatё vepra tё tjera penale (vjedhje te tritonetave, biçikletave) etj, nё disa lokacione tё ndryshme”, ka njoftuar Policia.
Tё dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 24-orё./21Media

Back to top button