Vodhën stoli e para në vlerë 7 mijë euro, familjarët dhe bashkëfshatarët i zunë hajnat

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët nën kërcënimin e armës kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në një shtëpi në fshatin Mleqan të Malishevës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e hënë.
“Stacioni policor në Malishevë ka pranuar informacion se në fshatin Mleqan janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin patrulla e policisë ka dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me ankuesin i cili ka deklaruar se dy persona kanë depërtuar me forcë përmes derës së hyrjes në shtëpinë e tij kishin vjedhur ca stoli ari dhe para të gatshme në vlerë 7000 euro si dhe kanë demoluar pothuaj të gjitha orenditë në dhoma. Të dyshuarit pasi janë vërejtur nga familjarët dhe janë larguar më vrap, por më pas në një largësi të konsideruar nga shtëpia, pikërisht në oborrin e shkollës fillore në Malishevë, kanë has në ca pengesa dhe aty janë zënë nga familjarët dhe disa fshatarë tjerë që ishin në ndjekje të tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personat e dyshuar gjatë ikjes kanë shtënë disa here me armë zjarri në drejtim të fshatarëve duke ua rrezikuar jetën.
Të arrestuarve B.H. i lindur 1991 dhe I.R. i lindur 1995, u janë sekuestruar si prova materiale dy armë zjarri: – Zoraki M-906 – B dhe Zastava –TT, CAL.7.62 mm, para të gatshme, një orë dore, pesë unaza gishti, një palë vathë, dy zinxhir më ngjyrë ari, dy pllaka më ngjyrë ari, dy kapela, një mbathje sportive, tri doreza pune, një maskë mbrojtëse antiCOVID.
Të dyshuarve iu është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Malishevë, pasi dyshohet se janë lënduar gjatë ikjes.
Më pas me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Hetimet janë në vijimësi, sepse dyshohet se të njëjtit janë të involvuar edhe në ca raste tjera të ngjashme të kryera pikërisht në Malishevë dhe fshatrat përreth”, përfundon njoftimi i Policisë./21Media

Back to top button