Vodhi bizhuteri dhe para në një shtëpi, arrestohet 19-vjeçarja

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 19-vjeçare nga manastiri, përcjell TV21.
E njëjta dyshohet se ka grabitur një shtëpi në Kërçovë.
“Më 14.06.2022, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Kërçovës është ndaluar S.K. (19) nga Manastiri, e cila më parë ka hyrë në shtëpinë e E.E. nga Kërçova dhe ka marrë para, celular, bizhuteri dhe sende të tjera. Pasi është vërejtur, S.K. ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën dhe është larguar. Sendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj S.K. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut./21Media

Back to top button