Vodhi në banesën e kunatës, e fejuara e autorit vetëvritet nga turpi

Vjedhja e dy kasafortave me 50 mijë lekë është kthyer në tragjedi për familjen Vitaj në Malësinë e Madhe.
Autori i veprës, 27 vjeçari K.F së bashku me të fejuarën S.V ishin ftuar në banesën e motrës së kësaj të fundit, E.V.
Dy ditë pas darkës, K.F dhe S.V janë kthyer në zonën e Ali Demit për të grabitur banesën e E.V.
Autori kishte siguruar më parë çelësat e banesës. Shoku i tij ishte maskuar, ndërsa K.F u shtir si i çalë për të vështirësuar identifikimin. Për të kryer krimin, ata ia kishin marrë një mikut të tyre një mjet me targa të Kosovës.
Pasi janë futur brenda, kanë vjedhur dy kasafortat dhe më pas “janë zhdukur”. Mësohet se K.F kishte shkuar në Mal të Zi, ku edhe ka shpenzuar paratë.
Policia ka arritur ta arrestojë 27 vjeçarin, ndërkaq S.V e fejuara e tij për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëvrarë.
27 vjeçari rezulton i dënuar për vjedhje edhe kohë më parë./vizionplus

Back to top button