Vogue kalon 24 orë me Rita Orën e Taika Waititin në Düsseldorf

Rita Ora dhe Taika Waititi ishin pjesë e serisë së popullarizuar të Vogue “24 Hours With” që shpjegon shumë rreth angazhimeve të çiftit brenda 24 orësh. Vogue ishte me ta gjatë qëndrimit në Düsseldorf të Gjermanisë, ku Ora e Waititi ishin nikoqirë të ngjarjes prestigjioze MTV EMA.
Kjo revistë mode kaloi plot 24 orë me ta.
Çifti kishte një orar të ngjeshur. Ata u takuan me kryebashkiakun e qytetit, u bënë gati për ceremoninë e çmimeve, si dhe vizituan fabrikën më të vjetër të birrës në qytet.
Çifi Ora-Waititi ditën e filluan me vaktin e mëngjesit. Më pas, ata vizituan ndërtesën historike “Old Town Hall”, e cila ekziston prej viteve 1500.
Ata atje nënshkruan në një libër të madh, në të cilën janë dhënë nënshkrime edhe nga princi Harry dhe Meghan.
Sipas Vogue, një gjë është e qartë për Rita Orën kur udhëton, e ajo është se Ora preferon të shijojë ushqime.
Ylli i muzikës gjatë 24 orëshit me Vogue zbuloi se gjatë MTV EMA do të ndërronte për skenë 12 disajne veshjesh.
Kjo ishte sfidë për të, pasi që sipas saj, në ngjarje live në TV, nikoqiri apo nikoqirja ka vetëm 60 sekonda për të ndërruar kostumin. Megjitatë ajo ishte e emocionuar për këtë, veçanërisht kur ka kuptuar se do të vishte edhe një fustan të cilin dikur e kishte veshur ikona e muzikës, Whitney Houston.
Mbrëmja për çiftin u përmbyll kur ata vizituan fabrikën e birrës The Golden Kettle Brewery, që ekziston prej viteve 1830.
Me të mbërritur atje, pinë nga një birrë. Ora ndër të tjera ka treguar se ka kuptuar që në Düsseldorf jetojnë shumë shqiptarë. Ajo ka treguar se si një grup shqiptarësh, gatues picash, i kanë parë ata dhe i kanë ftuar që të hanë pica.
Waititi në këtë rast me shaka ka thënë se nëse dikush vendos të jetë me një shqiptare, më mirë për të është që të mësojë shqip.
Më pas, Ora dhe Waititi kanë treguar se si janë njohur. Ora ka treguar se takimi i tyre i parë ishte në një gosti. Ajo ka thënë se më shumë ka preferuar ta njoh si shok, pa presionin e takimeve me vite, dhe kështu me kalimin e kohës çdo gjë ka shkuar natyrshëm.
Fjalët se Ora dhe Waititi ishin në lidhje dashurie u përhapën në prill të vitit 2021, kur këngëtarja ndau me publikun një fotografi ku ajo shihej duke puthur regjisorin.
Më pas, çifti u pa në tepihun e kuq në gusht të vitit 2021 në premierën e filmit Suicide Squad, në të cilin Waititi paraqitet me rol.
Më vonë këtë muaj, Ora ndau në Instagram fotografi nga gostia e ditëlindjes së Waititit. Muajin në vijim, Ora njoftoi se ishte në dashuri me Waititin.
Me 8 gusht 2022 u bë e ditur se Ora e Waititi u martuan në një ceremoni intime në Londër.
Sidoqoftë, Vogue ka përfunduar me këtë se Ora e Waititi janë çift shumë i përshtatshëm./21Media

Back to top button