Vokrri: Diplomacia po anashkalon përfaqësuesit serbë në Kosovë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri në ”Click” të RTV21 foli mbi qasjen e diplomacisë ndërkombëtare ndaj përfaqësuesve politikë në Kosovë.

Ai tha se diplomatët kanë për obligim të takohen me të gjitha palët e përfshira në dinamikat e brendshme politike, përfshirë ata që nuk pajtohen me qeverinë.

”Diplomatatë e kanë për obligim që të takohen me të gjitha palët që janë të përfshira në këto dinamikat e brendshme në Kosovë që nënkupton edhe me politikan që nuk pajtohen me qëndrimet e qeverisë aktuale në Kosovë. Pse të njëjtët nuk mbajnë takime me përfaqësuesit të qytetarëve serbë që mbajnë pozita në institucione. Pse i kanë anashkluar disa parti që janë rreshtuar kundër Listës serbe”, tha Vokrri.

Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, këtë e tha duke e sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri” gjatë një interviste televizive., teka ka shtuar se ”kjo deklaratë nuk është qëndrim i qeverisë, anipse është anëtar i saj”./21Media

 

Back to top button