Volkswagen ndalon prodhimin e makinave në Rusi dhe pezullon dërgesat
Volkswagen ka ndaluar prodhimin e makinave në Rusi dhe do të pezullojë eksportin në tregun rus.
“Grupi Volkswagen e ka pranuar lajmin për luftën në Ukrainë me shqetësim dhe tronditje të madhe. Volksëagen vazhdon të shpresojë për një ndërprejre të armiqësive dhe një kthim në diplomaci. Ne jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për konfliktin mund të gjendet në bazë të ligjit ndërkombëtar. Bord ii menaxhimit ka vendosur të ndalojë prodhimin në Rusi deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftim.
Prodhuesit e tjerë të makinave, duke përfshirë Ford dhe Renault, kanë ndalur gjithashtu prodhimin në Rusi. Jaguar Land Rover dhe Volvo thanë se do të ndalojnë dërgesat në Rusi deri në njoftimin e mëtejshëm./21Media