Von Cramon i kërkon Serbisë që “menjëherë të ndalojë pasivizmin e adresave të shqiptarëve në Luginë”

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur të papranueshme pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke i bërë thirrje Serbisë që ta ndalojë këtë .

Këto komente Von Cramon i bëri të mërkurën pas takimit me përfaqësuesit shqiptarë në Luginë,

“Takimi i rëndësishëm me përfaqësuesit politikë të minoritetit shqiptar nga jugu i Serbisë. Diskriminimi sistematik ndaj tyre, duke përfshirë ‘pasivizimin’ e adresave, nga Qeveria e Serbisë është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë!”, ka shkruar ajo në “X”./21Media

Back to top button