Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shpërndarë në platformën X një njoftim të Qeverisë britanike ku thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera.

Ajo ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania, teksa ka shtuar se duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë  britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar Viola von Cramon./21Media

Back to top button