Von Cramon: Kosova dhe Republika Srpska janë dy çështje të ndara

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka thënë se nuk mund të krahasohet Kosova me Republika Srpskan.
“Unë nuk do ta krahasoja Kosovën dhe Republikën Srpska si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe as nuk do t’i lidhja në asnjë mënyrë. Këto janë çështje të ndara dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën kemi të bëjmë veçmas nga dialogu Serbi-Kosovë. Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak Republika Srpska duhet të jetë monedhë për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Ne thjesht nuk e duam këtë pasi ndarja është ndalur. Kemi nevojë që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe jo krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizmit”, ka thënë ajo për “Al Jazeeran”.
Ditë më parë, në takimin e shtatë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, Von Cramon ka deklaruar se “pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosova dhe Serbia nuk do të pranohen në Bashkimin Evropian”./21Media
 

Back to top button