Von Cramon për vizat: E frustruar nga kjo padrejtësi ndaj kosovarëve

Një vajzë kosovare e cila po studion jashtë vendit, nuk mund t’i ketë pranë familjen në ditën e saj më të madhe, atë të diplomimit, për shkak që Kosova nuk ka liberalizim të vizave.
Ajo përmes Twitterit i është drejtuar Komisionit Evropian, duke thënë se Kosova ka punuar e po punon për t’iu liberalizuar vizat, me apo pa mbështetjen e KE-së.
Raportuesja për Kosovën në Parlament Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se është e padrejtë që qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë.
Por, ajo tha se nuk është faji i Komisionit Evropian pse kosovarët nuk gëzojnë vizat sot, por se shtetet individuale anëtare po e bllokojnë procesin.
“Komisioni Evropian nuk ka ndryshuar mendje që nga atëherë. Po ashtu edhe Parlamenti Evropian. Por shtetet individuale anëtare ende po e bllokojnë procesin. Ndonëse Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që nga maji i vitit 2018, Këshilli Evropian nuk ka dhënë ende dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. E ndaj frustrimin tuaj dhe gjithë kosovarëve që vuajnë nën këtë padrejtësi”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./21Media

Back to top button