Von Cramon përplaset me Bërnabiqin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se sundimi i ligjit i referohet trajtimit të barabartë të të gjithëve, qoftë në Loznicë, Mitrovicën e Veriut apo Gjermani, duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, të cilat përmes një postimi në Twitter i quajti sulme.
Von Cramon në Twitter shkroi se gjithmonë do t’i mbrojë të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht nga kombësia e dikujt.
“Sundimi i ligjit ka të bëjë me trajtimin e barabartë për të gjithë para ligjit, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani. Unë gjithmonë do t’i mbroj të drejtat civile dhe të njeriut pavarësisht nga kombësia e dikujt. Herën tjetër, në vend që të më sulmoni, mund të përpiqeni të flisni me njerëzit tuaj në Nedeljice”, shkroi Von Cramon në Twitter.

Brnabiq kishte shkruar në Twitter se sundimi i ligjit është një gjë për Von Cramon kur bëhet fjalë për Prishtinën, dhe diçka tjetër në rastin e Beogradit, duke e pyetur Von Cramon nëse ajo thotë se “serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët tjerë”.

/div>
Von Cramon ditë më parë e ka vizituar Loznicën dhe fshatin Nedeljice në Serbi./21Media

Back to top button