Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor një “dështim i plotë”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur “dështim të plotë” samitin e Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimorë.
Von Cramon ka thënë se mosmarrja e asnjë vendimi pozitiv për vendet e Ballkanit, është sinjal katastrofik.
“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter./21Media

Back to top button