Von Cramon: S’ka asnjë arsye që të mos bëhet menjëherë liberalizimi

Vendimi për vizat së shpejti; hyrja në fuqi në nëntor 2023

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës, pas raportimeve se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhëshëm, bashkë me sistemin ETIAS.
“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.


Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS)./21Media

Back to top button