Von Cramon thotë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin të lira dhe të drejta
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi demonstruan zhvillime pozitive pasi një numër i konsiderueshëm i votuesve ishin të interesuar për të marrë pjesë. Por sipas saj, zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as të drejta.
“Serbia do të ketë sërish një Parlament pluralist dhe të larmishëm”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Po ashtu, ajo ka thënë se Serbia duhet të përafrohet plotësisht me sanksionet kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës, urgjentisht ose do të përballet me pasoja të rënda politike dhe financiare.
“Është koha e fundit që Serbia të bëjë një zgjedhje të qartë pro-evropiane nëse dëshiron të vazhdojë rrugën e saj në BE”, ka shkruar në Twitter Von Cramon./21Media