Von Cramon: Zbatimi i planit trepikësh, rruga për shtensionim në veri

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka treguar se ka biseduar me kolegun e saj, Peter Beyer mbi Kosovën.

Në një postim në Twitter, Cramon ka shkruar se të dy pajtohen se rruga për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës është propozimi trepikësh i Bashkimit Evropian, të cilin e ka pranuar së fundmi pala kosovare.

“Patëm një bisedë të shpejtë dhe të dy u pajtuam që mënyra për të ecur para drejt shtensionimit në veri të Kosovës është zbatimi i plotë i planit trepikësh evropian”, ka shkruar Von Cramon.

Cramon tutje ka shtuar se “Ne duhet t’i mbështesim forcat progresive në Kosovë për të ardhmen e tyre evropiane dhe progresin në dialog”./21Media

Back to top button