Von der Leyen arrin në Kiev

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur sot në Kiev të Ukrainës.

Von der Leyen është duke qëndruar në kryeqytetin ukrainas përpara raportit që BE-ja duhet të paraqesë javën e ardhshme për përparimin e Ukrainës në kandidaturën e saj për anëtarësim, tha deputeti ukrainas Yaroslav Zelezniak në kanalin e tij Telegram.

“Unë jam këtu për të diskutuar rrugën e anëtarësimit të Ukrainës në BE. Mbështetja financiare e BE-së për të rindërtuar Ukrainën si një demokraci moderne dhe të begatë. Dhe si do të vazhdojmë ta bëjmë Rusinë të paguajë për luftën e saj të agresionit”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”./21Media

Back to top button