Von der Leyen dhe Tajani bëjnë thirrje për përmbajtje pas sulmit ndaj Iranit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë bërë thirrje për përmbajtje pas një sulmi ndaj Iranit.

Një “përpjekje diplomatike” nga anëtarët e BE-së dhe G7-s tashmë është duke u zhvilluar për të shuar tensionet në rajon pas goditjes, ka thënë Tajani për CNN në margjinat e një samiti të ministrave të jashtëm të G7 në Itali.

“I bëjmë thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm për të shmangur një përshkallëzim në zonë”, ka thënë ai, duke përsëritur thirrjen e Italisë për një armëpushim në Gaza”, u shpreh Tajani.

Shefja e BE-së, von der Leyen bëri thirrje gjithashtu për de-përshkallëzim, duke thënë se është “absolutisht e nevojshme” që Lindja e Mesme të qëndrojë “stabile”, duke u kërkuar të gjitha palëve “të përmbahen nga veprime të mëtejshme”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që të gjitha palët të përmbahen nga përshkallëzimi në atë rajon”, ka theksuar von der Leyen gjatë një udhëtimi në Finlandë të premten”, u shpreh von der Leyen.

Back to top button