Von der Leyen: Do ta bëjmë sa më të vështirë për Kremlinin

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian u deklarua për masat e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Siç raporton BBC, blloku njoftoi sanksione kundër individëve dhe subjekteve ruse që lidhen me vendimin për të njohur zonat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën Lindore. Ato përfshijnë masa që godasin deputetët në dhomën e ulët të parlamentit të Moskës, të cilët votuan për njohjen. Po ashtu synojnë gjithashtu bankat ruse dhe aftësinë e shtetit rus për të hyrë në tregjet financiare të BE-së.
Von der Leyen tha se masat do të ishin të ashpëra.
“Ne do ta bëjmë sa më të vështirë për Kremlinin që të ndjekë veprimet e tij agresive”, tha ajo, përcjellë rtv21.tv
“Gjermania kishte “absolutisht të drejtë” për të pezulluar një projekt të madh të tubacionit të gazit nga Rusia. Kjo krizë tregon se Evropa është ende shumë e varur nga gazi rus, ne duhet të diversifikojmë furnizimet tona”, shtoi ajo.
Tutje, presidentja e KE-së theksoi se janë të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejshme si përgjigje
“Veprimi ynë sot është një përgjigje ndaj sjelljes agresive të Rusisë. Nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë këtë krizë që krijoi, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të mëtejshme si përgjigje”./21Media

Back to top button