Von Der Leyen, Michel e Macron ftohen nga Presidentja në Sunny Hill

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot do të marrë pjesë në Samitin e BE-së.
Në ceremoninë e fotografisë zyrtare me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe të parin e Francës, Emanuel Macron, Presidentja dëgjohet teksa bën një ftesë.
Ursula Von der Leyen e pyet për Dua Lipën, ndërkaq Osmani i fton në festivalin Sunny Hill që do të zë vend nisur nga 4 gusht deri më 7 gusht.
“Dua është mirë dhe shpresojmë t’iu kemi në kohën e Sunny Hill Festival që do zhvillohet në Kosovë ku Dua po sjell një line-up shumë të mirë”, thotë Osmani.
“Jemi fansa të të njëjtës muzikante” – shprehet Ursula Von Der Leyen, teksa në atë moment, edhe Presidenti Macron e kupton se për kë bëhet fjalë/21Media

Back to top button