Von der Leyen në Mal të Zi: Zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen tha se zgjerimi i BE-së është në krye të prioriteteve të Komisionit Evropian.

“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE-në. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha ajo.

Von der Leyen theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së. “Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, theksoi ajo.

Von der Leyen e përgëzoi Malin e Zi për respektimin 100% të sigurisë dhe politikës së jashtme të BE-së. “Ju jeni një anëtar shumë i vlefshëm i NATO-s dhe keni kontribuar në shumë çështje pozitive”.

Ajo tha se Mali i Zi tani duhet të fokusohet plotësisht në procesin e pranimit në BE.

“Ne duhet ta përfundojmë atë proces së bashku. Mezi pres të takoj kryeministrin e ri pas kësaj konference,” shtoi ajo.

Kryetarja e KE-së tha se me Milatoviqin ka folur edhe për nevojën e “për afrimit të ekonomive tona”. Ajo vuri në dukje se Mali i Zi ka potencialin të jetë një furnizues kryesor i energjisë elektrike në rajon.

Ajo tha se tregu i përbashkët rajonal ka potencial të madh dhe se nëse realizohet, mund të rrisë PBB-në e rajonit me 10 për qind. “Duhet të përfitoni nga kjo,” tha ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se nëse do të hapet tregu i përbashkët, për këtë nevojiten reforma. “Ju duhet të arrini rezultate në këto reforma. Për shembull, për Malin e Zi është një mjedis i përmirësuar biznesi, tranzicion dixhital, modernizimi i sektorit të energjisë. Nëse e bëjmë siç duhet dhe hapim ekonomitë tona, do të jemi në gjendje t’i dyfishojmë ekonomitë tuaja. në 10 vjet. Ky potencial është këtu dhe duhet shfrytëzuar mundësia”, tha von der Leyen./21Media

Back to top button