Von Der Leyen propozon ekipin e saj, sllovenja Marta Kos komisionere për zgjerim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka publikuar emrat e ekipit të saj të ardhshëm me të cilët do të udhëheq pesë vitet e ardhshme.

Përmes një postimi në X ajo ka rikonfirmuar se Kaja Kallas është propozuar për pozitën e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe në portofolin e saj do ta ketë edhe çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Komisionere re për Zgjerim, pra në vend të Olivier Varhelyi është propozuar Marta Kos. Ajo është një diplomate dhe politikane sllovene. Në vitin 2013 deri në 2017 ajo ishte ambasadore Gjermani, dhe si ambasadore në Zvicër nga viti 2017 deri në vitin 2020./21Media

Back to top button