Vonesa e pagave SBASHK kërkon urgjentisht nga Murati që ekzekutimi të bëhet sot

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencën dhe Kulturës (SBASHK) ka reaguar pas vonesës së ekzekutimit të pagave për sektorin publik.
Kjo sindikatë ka shprehur shqetësim duke thënë se një gjë e tillë shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit
“dhe jo vetëm nga fakti se shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij. Aq më keq, shumë prej tyre edhe janë në kredi dhe vonesa e ekzekutimit të pagave u krijon probleme shtesë ngase këstet e kredive janë të ndërlidhura me data dhe me daljen e pagave dhe kështu të punësuarit pa fajin e tyre mund të ndëshkohen me kamata shtesë për kreditë e tyre.”, thuhet në reagim.
SBASHK ka kërkuar që ekzektuimi i pagave të bëhet sot.
SBASHK kërkon urgjentisht nga ministri Murati që të ndjehet përgjegjës për mos ekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimet e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot sepse në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë dhe duke respektuar zërin e tyre, mund të nisim me veprime sindikale./21Media