Votat për zgjedhje, Albin Kurti mbetet nën hijen e Vjosa Osmanit

Zgjedhjet e 9 shkurtit u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e kryetari i saj Albin Kurti doli më i votuari.

Katër vjet në mesin e Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore e së cilës janë edhe Partia Guxo e Alternativa, më së shumti vota mori dikush tjetër.

Vjosa Osmani, presidentja aktuale, e cila nuk ishte pjesë e zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 14 shkurt 2021, si kandidate nga Guxo mori gjithsej 300 mijë e 756 vota.

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka aktualisht 259 mijë e 232 vota, pas numërimit të 90.41 për qind të votave për kandidatët për deputetë.

Kreu i VV-së nuk u lejua të garojë për deputet më 2021, për shkak të një dënimi të formës së prerë për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Back to top button