Voton Ali Dula: Vota është përgjegjësi, vetëm me pjesëmarrje mund të sjellim zhvillim ekonomik

Kandidati i LVV-së, për kryetar të komunës së Rahovecit, Ali Dula ka votuar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për zhvillimin ekonomik, mirëqenien për familjet dhe për një të ardhme më të sigurt për të gjithë.
“Ne kemi votuar. Vota është përgjegjësi, familje dhe e ardhmja jonë! Dilni dhe votoni! Vetëm me pjesëmarrje mund të sjellim zhvillim ekonomik, mirëqenie për familjet dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Dula. /21Media