Voton Krasniqi: Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, sot është ditë feste

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas procesit të votimit, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjet lokale.
Ai shtoi se sot është ditë feste për qytetarët e Kosovës.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin të votojnë masivisht për t’i dhënë drejtimin qyteteve, komunave ku ata jetojnë sepse vërtetë katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë i cili vendos për të ardhmen e tyre që vendos për një jetë më të mirë për ta. Besoj që sot do të jetë një ditë, një ditë feste për qytetarët e Kosovës, anë e mbanë”, tha Krasniqi para gazetarëve. /21Media