Voton Kurti: Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës.
Kurti tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme, deri sa i ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre e votës.
“Votojmë për të vendosur për katër vjetet e ardhshme në komunat tona. Përveç se qytetarë të Republikës së Kosovës jemi dhe banorë të komunës. Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë”, ka thënë ai para gazetarëve.
Kryeministri në detyrë, ka votuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë, kurse ai mesazhin e tij e ka dhënë edhe në gjuhën serbe dhe atë angleze.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?