Voton Natyra Kuçi

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi e shoqëruar nga dy prindërit e saj ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, në Carrabreg të Deçanit.
Pasi votoi ajo i evidentoi disa nga parregullsitë që kanë ndodhur gjatë këtij procesi zgjedhor të 12 tetorit.
Megjithatë ajo ftoi qytetarët që sa më shumë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Në komunën e Deçanit të drejtë vote kanë 43 mijë e 759 qytetarë prej tyre 41 mijë e 444 janë votues brenda në Kosovë dhe 2 mijë e 320 votues nga diaspora.
Votimi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në ketë komunë organizohet në 14 qendra të votimit me gjithsej 50 vendvotime të rregullta dhe 1 vendvotim me kusht.