Voton Zafir Berisha: Zgjedhjet janë festa e demokracisë, bëhuni pjesë e saj

Kandidati nga Bashkimi Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha ka votuar në zgjedhjet lokale të dielën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se dita e votimit është momenti për mundësinë e ndikimit të drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetit të Prizrenit.
“Zgjedhjet janë festa e demokracisë, bëhuni pjesë e saj! Dita e votimit është momenti kur secili prej nesh ka mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e qytetit tonë. Me një votë, ju tregoni se kujdeseni për komunitetin tuaj, për shërbimet publike, për të rinjtë, për ekonominë dhe për mirëqenjen e qytetarëve”, ka shkruar Berisha. /21Media