Vozitësi gjobitet me 40 euro për tejkalim të shpejtësisë, i vendoset masa mbrojtëse për një vit për pikë negative të akumuluara

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Në hyrje të qytetit të Kaçanikut, është ndaluar vetura Mercedes me targa vendore, ku vozitësit E.K i është shqiptuar gjoba prej 40 euro për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonën 40km/h, vozitësi po e drejtonte makinën me shpejtësi 70km/h.

Ndaj shoferit është vendosur edhe masa mbrojtëse për 12 muaj pasi i njëjti kishte akumuluar 11 pikë negative që nga 02.11.2023.

“Me datë 11.07.2025, rreth orës 21:50, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të qytetit të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të tipit Mercedes me targa vendore.Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se drejtuesi i automjetit, E.K. (21 vjeç), po qarkullonte me shpejtësi prej 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 40 €. Gjatë verifikimit të mëtejmë në qendrën e komunikimit është konstatuar se ndaj tij, për shkak të akumulimit të 11 pikëve negative dhe kundërvajtjeve të përsëritura, që nga data 02.11.2023, është vendosur edhe një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Si rezultat, është bërë edhe konfiskimi i automjetit”, thuhet në njoftim.

Back to top button