Voziti 110 kilometra në orë në zonën 40, gjobitet me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje

Policia ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 kilometra në orë në një zonë 40 km/h në Vushtrri.
Një person është gjobitur me 500 euro nga policia e Kosovës pasi që i njëjti ka vozitur me shpejtësi 110 kilometra në orë në një zonë 40 km/h në Vushtrri.

“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu atij i është shqiptuar masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti./21Media

Back to top button