Vranët për zgjedhje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu.

“Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehte deri mesatare.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Po ashtu bëhet e ditur se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button