Vrasësi i Donjeta Pajazitajt u dënua me burgim të përjetshëm (Video)
Naser Pajazitaj, akuzohej se më 9 nëntor të vitit 2015, e kishte privuar nga jeta Donjeta Pajazitajn
Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi sot me burgim të pëjetshëm të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, I cili është akuzuar se më 9 nëntor të vitit 2015, me armë në mënyrë mizore e kishte privuar nga jeta, tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj. Ky është rigjykim, pasi Supremja kishte anuluar vendimin e Themelores në Pejë dhe të Apelit. Pas anulimit, Themelorja e Pejës ishte përjashtuar nga rasti dhe ai i ishte dorëzuar Themelores në Ferizaj.(Teksti-Fitore Ademi,kamera: Vllaznim Jakupi)/21Media