Vrasja e 18-vjeçares, protestë në Ferizaj
Vrasja e një 18-vjeçareje ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur zemërim në vend. Krerët institucionalë kanë reaguar duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin, ndërsa organizatat e ndryshme kanë kërkuan më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave.
Në këtë linjë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për sot në orën 12:00. Protesta do të mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.
Në njoftim është bërë e ditur se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?