Vrasja e 8-vjeçarit, Rama: Shoqëria është tronditur, të merret dënimi më ekstrem për barbarin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi tronditëse ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fier, ku 8 vjeçari është rrëmbyer dhe vrarë nga fqinji.
Teksa ngushëlloi familjen, Rama kërkoi nga drejtësia të jetë në lartësinë e duhur dhe autori i krimit të marrë dënimin më ekstrem të parashikuar nga ligji.
“E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit, për të afërmit humbja e vogëlushit Mateo dhe ajo që nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen dhe zemrën e nënës, babait, familljes por pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjen së shpejtë nga policia gjendet sot pas hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe dosmosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës. Vëllazërisht u shpreh ngushëllimet prindërve, familjes, të afërmve. I vetëdijshëm që në një rast si ky fjalët janë të pafuqishme por fjalët mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë që në këtë rast duhet të jetë dosmdosshmërisht e shpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës së gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji. E pata të pamundur të shkruaj një tekst mbi këtë ngjarje dhe kjo është arsyeja që mu duk më e udhës ta bëja këtë sot bashkë me ju në prag të nisjes për vizitën zyrtare në Romë.”, tha Rama.
Deklaratat Rama i bëri nga aeroporti “Nënë Tereza” para nisjes së tij drejt Romës me ç’rast informoi se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali, shkruan oranews.
8-vjeçari është rrëmbyer dhe më pas është vrarë nga fqinji i tij, Klodian Çalamani. 38-vjeçari e ka rrëmbyer, e ka mbajtur të mbyllur për disa orë dhe më pas dyshohet se e ka groposur.

Back to top button