“Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, arrestohen dy gra

Një grua nga Podujeva ka kërkuar trajtim mjekësor në QKUK pasi kishte abortuar në mënyrë të paligjshme. Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara.

Rasti i cilësuar si “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00.

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button