Vrasja e gruas shtatzënë sipas ligjit në Kosovë dënohet me burgim të përjetshëm

Vrasja e dyfishtë që tronditi mbrëmë Kosovën, ku një burr vrau gruan e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, sipas ligjit në Kosovë përfundon me burg të përjetshëm. Kështu tha avokati Musa Damati.
“E para, për rastin konkret të vrasjes së dyfishtë sipas ligjit përfundon me burgim të përjetshëm në Kosovë, ndërsa e dyta, sipas doktrinës religjioze rrezikon të përfundosh në ferr përjetësisht.”, shkroi Damati në Facebook.
Veç kësaj, ai bën thirrje Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit që të shqyrtojë me urgjencë involvimin sa më parë të lëndës/ edukatës ligjore(penale) dhe asaj religjioze në kurrikulat shkollore, siç thotë ai me synimin e parandalimit dhe ndërgjegjësimit të gjeneratave shoqërore për dënimet që i presin në rast se kryen krime.
Vrasja që ndodhi rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK, ngjalli reagime të shumta, sot në orën 8:30 mblidhet grupi ndërministror që do të raportojë për veprimet institucionale, sa i përket këtij rasti. E po ashtu në orën 16:00 do të mbahet protestë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishinë./21Media

Back to top button