Vrasja e Lulzim Fejzullahut, edhe në rigjykim njëri i mitur dënohet me 10 vjet burgim e tjetri me 9

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, Lulzim Fejzullahu, ku edhe edhe në rigjykim të miturin e parë e ka dënuar me 10 vjet burgim kurse të miturin e dytë me 9 vjet burgim.
Pas shpalljes së aktgjykimit ka reaguar avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, i cili tha se me këtë aktgjykim vërtetohet se dy të akuzuarit e kanë kryer vrasjen me dashje të plotë.
“Gjykata Themelore Prishtine sot ka shpallur Aktgjykimin per vrasen e rende te 18 vjeqarit Lulzim Fejzullahu Sikurse heren e kaluar Gjykate njerin e ka denuar me burgim ne kohezgjatje prej 10 vitesh e tjetrin me denim me burgim prej 9 vitesh. Me këtë Aktgjykim është vërtetuar edhe një herë se ata që vrane Lulin kanë vepruar në bashkkëveprim njëri me tjetrin dhe se vrasjen e rëndë e kanë kryer me dashje të plotë”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, në gjykimin e parë, Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 23 maj 2024 kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë. I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.
Por, Gjykata e Apelit më 17 korrik 2024 e kishte kthyer rastin në rigjykim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?